Shumë konkurrencë në Festivalin e Këngës: Albëria, Elvana, Olta Boka… - Gazeta Express
string(65) "shume-konkurrence-ne-festivalin-e-kenges-alberia-elvana-olta-boka"

Shumë konkurrencë në Festivalin e Këngës: Albëria, Elvana, Olta Boka…

Gazeta Express

10/12/2019 23:43

Janë publikuar 20 këngët konkurruese të FEST ’58. E këtë vit pritet që të këtë konkurrencë të fortë

Fest 58 do të quhet festivali i RTSH-së këtë vit dhe pritet që të këtë një konkurrencë të fortë në mes të këngëtarëve dhe kompozitorëve të ndryshëm.

Lexo Edhe:

Nga disa prej kompozitorëve të njohur që do të jenë në këtë natë janë edhe të njohurit Adi Hila, Darko Dimitrov, Floren Boshnjaku, Gramoz Kozeli, etj.

E emrat më të njohur në këtë event që do të mbahet janë ata të këngëtarës së njohur Albërie Hadërgjonaj, Arilena Ara, Kanita, Eli Fara, Elvana Gjata, Robert Berisha, Bojken Lako, Kastro Zizo, Stresi, Gena dhe Olta Boka.

Emra më pak të njohur janë: Valon Shehu, Uendi Mancaku, Aldo Bardhi, Tiri Gjoci, Genc dhe Nadia Tukiqi, Sara Bajraktari, Devis Xherahu dhe Renis Gjoka.

E pas këtyre emrave RTSH ka publikuar 20 këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 58 të Këngës, të përzgjedhura nga juria e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko.

Të 20 artistët do të ngjitën në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor e në natën finale të 22 dhjetorit, prej nga ku do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2020, i cili zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë ka si regjisore Vera Grabockën, e drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun. /GazetaExpress/