"Shumë e ulët, për fat të keq çka ka shpija tregon fmija", Haradinaj e komenton deklaratën e Rashiqit për pronat e Manastirit - Gazeta Express
string(121) "shume-e-ulet-per-fat-te-keq-cka-ka-shpija-tregon-fmija-haradinaj-e-komenton-deklaraten-e-rashiqit-per-pronat-e-manastirit"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 18:14

“Shumë e ulët, për fat të keq çka ka shpija tregon fmija”, Haradinaj e komenton deklaratën e Rashiqit për pronat e Manastirit

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 18:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar në “Frontal” të T7, deklaratën e ministrit Nenad Rashiq, që “Kurti për shkak të tij i kishte dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit”.

Haradinaj ka thënë se ka pasur bazë ligjore, por nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me shpresë të ndonjë opsioni në ndonjë gjykatë ndërkombëtare.

“Më herët ka ekzistuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese që është krijuar baza ligjore, por me shpresë të ndonjë gjykatë të re, përfshirë ndonjë gjykatë jashtë Kosove ku ka ndodhur ai zbatim i bartjes së pronës, ne kemi mbajtur shpresë të ndonjë opsioni me vazhdu betejën ligjore”.

“Kjo që ndodhi me deklaratën e Nenad Rashiq, po tregon fëmijë çka ka shpia. Kjo është shumë e ulët”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement