Shukri Buja viziton shpellën e Gadimes: Do të investoj në infrastrukturë moderne - Gazeta Express
string(79) "shukri-buja-viziton-shpellen-e-gadimes-do-te-investoj-ne-infrastrukture-moderne"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 11:07

Shukri Buja viziton shpellën e Gadimes: Do të investoj në infrastrukturë moderne

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 11:07

Kandidati i PDK’së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar shpellën e Gadimes. Ai ka thënë se ajo është një nga mrekullitë natyrore më të rralla që ka Kosova dhe rajoni.

“Përshëndetje nga Gadimja. Së bashku me Argjendin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, vizituam Shpellën e Gadimes që është një nga mrekullitë natyrore më të rralla që ka Kosova dhe rajoni. Kjo perlë e nëntokës nuk është vetëm pasuri natyrore, por mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turistik për Gadimen dhe gjithë komunën tonë.”

Ai ka shtuar se nëse fiton, do të investojë në infrastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën e aeroportin, promovimin e saj në rrjete sociale dhe në tregun ndërkombëtar, si dhe krijimin e guidave profesionale për vizitorë vendorë e të huaj.

“Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë në infrastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën e aeroportin, promovimin e saj në rrjete sociale dhe në tregun ndërkombëtar, si dhe krijimin e guidave profesionale për vizitorë vendorë e të huaj.”

Buja ka thënë se do të mbështesin bujtinat, produktet vendore dhe nismat e ekoturizmit.

“Do të mbështesim bujtinat, produktet vendore dhe nismat e ekoturizmit, duke hapur mundësi të reja për bizneset lokale. Shpella e Gadimes do të kthehet në qendër edukimi e shkence, përmes vizitave shkollore, kërkimeve universitare dhe konferencave ndërkombëtare. Këto janë angazhimet tona konkrete për ta bërë Gadimen një destinacion të denjë për t’u vizituar nga turistë nga mbarë bota dhe për të krijuar vende të reja pune për qytetarët e Gadimes.”