Shukri Buja: Tregu i gjelbër po rikthehet - aty ku ka qenë gjithmonë, në zemër të Lipjanit - Gazeta Express
string(86) "shukri-buja-tregu-i-gjelber-po-rikthehet-aty-ku-ka-qene-gjithmone-ne-zemer-te-lipjanit"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:04

Shukri Buja: Tregu i gjelbër po rikthehet – aty ku ka qenë gjithmonë, në zemër të Lipjanit

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:04

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, është zotuar për rikthimin e tregut të gjelbër në Lipjan, i cili do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve, “afër shtëpive të tyre, me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta”, shprehet ai.

“Ky projekt nuk është thjesht ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit 🏛️ dhe mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokalë. Do të krijojmë një hapësirë sociale, edukative, rekreative dhe kulturore – një qendër komunitare, jo vetëm një vend tregtie. Brenda projektit, do të ndërtojmë edhe parkingje nëntokësore me kapacitet 110 automjetesh 🚗 – për të lehtësuar qarkullimin dhe për të liruar hapësirat publike”, është shprehur Buja.

Gjithashtu Buja shton, “do të krijojmë vende pune, do të rrisim cilësinë e jetës dhe do të sjellim më shumë gjallëri në zemrën e Lipjanit”.

Pamje: