Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se takimet e ditës së sotme i ka përmbyllur duke pirë kafe bashkë me rininë e Lipjanit.
Ai ka thënë se motivimi i madh se fitorja është e tyre, është entuziazmi, energjia dhe besimi i kësaj rinie.
‘‘Takimet për sonte i përmbylla me kafen e mbrëmjes bashkë me rininë e mrekullueshme të Lipjanit.
Entuziazmi, energjia dhe besimi i tyre janë motivimi më i madh se fitorja është e jona!’’, ka shkruar ai.