Shukri Buja: Resinoci dhe Mirena, zemra e fitores së PDK-së - Gazeta Express
string(57) "shukri-buja-resinoci-dhe-mirena-zemra-e-fitores-se-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 22:52

Shukri Buja: Resinoci dhe Mirena, zemra e fitores së PDK-së

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 22:52

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takime me banorët e Resinocit dhe Mirenës, ku, sipas tij, është pritur me entuziazëm dhe mobilizim të jashtëzakonshëm.

Në një postim në Facebook, Buja theksoi se qytetarët në këto fshatra i kanë dhënë mesazhin e qartë për ndryshim dhe besim në fitoren e PDK-së. Ai premtoi se nëse merr mandatin, investimet në këto zona do të rriten më shumë se kurrë më parë.

“Krah meje ishin ekipi fitues: Arditi dhe Bajrami në Resinoc, si dhe Ganimetja dhe Albulena në Mirenë. Bashkë dëshmuam fuqinë e pathyeshme të PDK-së. Fitorja është e jona!”, shkroi Buja.