Shukri Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore - Gazeta Express
string(116) "shukri-buja-padit-nje-faqe-ne-tiktok-po-tentojne-te-me-demtojne-ne-gare-ndaj-cdo-shpifesi-do-te-merren-masa-ligjore1"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 20:25

Shukri Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 20:25

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka ndërmarrë hapa ligjorë pas, siç i quan ai, shpifjeve dhe sulmeve të orkestruara ndaj tij.

Në një njoftim për opinionin publik, Buja falënderoi qytetarët për mbështetjen që ka marrë pas shpalljes së kandidaturës së tij, por theksoi se një grup i vogël individësh po tentojnë të dëmtojnë figurën e tij politike e personale.

“Fatkeqësisht, përmes një fushate të organizuar, një numër i vogël individësh janë duke shpifur për mua, duke sulmuar personalitetin tim, të kaluarën time politike, madje edhe jetën time private. Opinione të mia publike po keqinterpretohen dhe nxirren jashtë kontekstit vetëm për të më dëmtuar në këtë garë politike. Ndaj çdo shpifësi do të ndërmerren masa ligjore”, deklaroi Buja.

Vetëm pak orë pas këtij reagimi publik, është bërë publike edhe padia e dorëzuar nga Shukri Buja në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Lipjan. Në këtë padi, Buja – përfaqësuar nga avokati Bahtir Troshupa – ka ngritur çështje kundër faqes në TikTok “Zëri i Lipjanit – Ldklipjan”.

Sipas dokumentit gjyqësor, Buja ka kërkuar:

Kompensim të dëmit jomaterial,

Masë të përkohshme për ndalimin dhe heqjen e publikimeve,

Sigurimin e adresës dhe të dhënave të personave përgjegjës nga Policia e Kosovës/Njësia e krimeve kibernetike.

Në fund të reagimit të tij, Buja i bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e shpifjeve dhe theksoi se kundërshtarët politikë po frikësohen nga kandidatura e tij.

“Me fitoren time do të vijë fundi i keqpërdorimeve me paranë publike dhe me funksionet shtetërore. Bashkë me ju do të sigurojmë një Lipjan të ndershëm, të drejtë dhe të zhvilluar. Fitorja është e jona”, u shpreh Buja.