Shukri Buja nga Lipjani: Premton kthimin e ujit dhe investime konkrete në të gjitha fushat - Gazeta Express
string(89) "shukri-buja-nga-lipjani-premton-kthimin-e-ujit-dhe-investime-konkrete-ne-te-gjitha-fushat"

Zgjedhjet

Gazeta Express

20/09/2025 21:25

Shukri Buja nga Lipjani: Premton kthimin e ujit dhe investime konkrete në të gjitha fushat

Zgjedhjet

Gazeta Express

20/09/2025 21:25

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur tubime zgjedhore në fshatrat Sllovi dhe Smallushë, ku është pritur me përkrahje të madhe nga qytetarët.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Buja u zotua për projekte konkrete e të prekshme që, sipas tij, do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e banorëve.

“Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës”, tha ai.

Duke iu referuar pushtetit aktual, Buja theksoi se “koha e tyre ka përfunduar” dhe se “është koha jonë”, duke shprehur bindjen se “fitorja është e jona”.

LINK