Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e komunitetit ashkali për zgjedhjet e së dielës.
Në një takim me banorët e këtij komuniteti, Buja tha se bashkëqytetarët e komunitetit ashkalinj në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen përkrah ekipit të tij fitues.
“Në takim me qytetarët e komunitetit ashkali mora mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e së dielës! Bashkëqytetarët e këtij komuniteti në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen me ekipin tonë fitues. Falënderim i veçantë për besimin dhe përkrahjen tuaj — së bashku për fitore të dielën!”, ka shkruar Buja.