Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar për një bashkëbisedim që ka zhvilluar me gratë e Shalës, së bashku me deputetet Ganime Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi.
Buja ka thënë se aty kanë shpalosur programin e tyre i cili parasheh masa konkrete për fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.
‘‘Së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu dhe znj. Ariana Musliu Shoshi, si dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Edison Beqiri, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur me gratë e Shalës.
Para tyre shpalosëm programin tonë, i cili parasheh masa konkrete për fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.
Nga ky takim morëm mbështetje të fuqishme, e cila na jep energji shtesë për të çuar përpara këtë vizion’’, ka shkruar ai.