Shukri Buja me Altin Krasniqin takojnë banorët e fshatit Babush: Mbështetja e fuqishme që morëm garanci për fitoren që po vjen - Gazeta Express
string(125) "shukri-buja-me-altin-krasniqin-takojne-banoret-e-fshatit-babush-mbeshtetja-e-fuqishme-qe-morem-garanci-per-fitoren-qe-po-vjen"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 21:55

Shukri Buja me Altin Krasniqin takojnë banorët e fshatit Babush: Mbështetja e fuqishme që morëm garanci për fitoren që po vjen

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 21:55

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Lipjanin, Shukri Buja, nën shoqërinë e deputetit të kësaj partie, Altin Krasniqi, kanë takuar banorët e Babushit.

Buja ka bërë të ditur se është zotuar se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

‘‘Së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Avni Mustafa, u takuam me banorët e Babushit.

U zotuam se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen’’, ka shkruar ai.