Shukri Buja emocionohet kur gazetari e lexon letrën që ai ia kishte shkruar gruas si i burgosur i regjimit serb - Gazeta Express
string(111) "shukri-buja-emocionohet-kur-gazetari-e-lexon-letren-qe-ai-ia-kishte-shkruar-gruas-si-i-burgosur-i-regjimit-serb"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 17:39

Shukri Buja emocionohet kur gazetari e lexon letrën që ai ia kishte shkruar gruas si i burgosur i regjimit serb

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 17:39

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, i kishte shkruar letër bashkëshortes nga burgu, ku mbahej nga regjimi serb.

Gazetari Arsim Lani e lexoi në Frontal në T7 një letër që Buja, tash kandidat për kryetar të Lipjanit, ia uronte 8 marsin gruas së tij. Aty i shkruante për lirinë, për sfidat e okuptimit dhe jetën që do të vinte pas çlirimit.

“Mund të të duket e pabesueshme dhe i paarsyeshëm një urim sot, në një situatë kaq të vështirë. Por nuk do të heq dorë nga gëzimet e jetës, edhe nëse jetën e kemi skëterrë. Nuk do të heqim dorë nga festat – do t’i festojmë. Jemi mbushur me hidhërime nga pushtuesi, e ne duhet vetëm të krijojmë gaz e ta largojmë hidhërimin”, thuhej në një pjesë të letrës, leximi i së cilës sot e emocionoi Bujën.

“Realisht ne ishim përgatitur për rrugëtim të gjatë dhe e dinim me cilin pushtues kemi të bëjmë”, tha Buja.

“Kishim kohë që ishim përgatitur. E kemi pritë edhe arrestimin, edhe burgosjen. Madje kemi pritur që mund ta pësojmë edhe me jetë në burg”.