Vatra e zjarrit e rënë në zonën pyjore të Parkut Natyror të Munellës, në fshatin Shëmri, Njësia Administrative Malzi, është shuar plotësisht, njoftoi Drejtoria e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës.
Me izolimin dhe shuarjen e plotë të kësaj vatre, qarku i Kukësit ka dalë nga harta e zjarreve aktive, bëri të ditur Prefektura e Kukësit.
Për monitorimin deri në shuarjen e plotë, gjatë ditës së sotme u angazhuan pesë punonjës të Zonave të Mbrojtura Kukës.
Në Bashkitë Has dhe Tropojë aktualisht nuk ka situata zjarresh.