Abdi Baleta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me pikëllim njoftojmë se sot u nda nga jeta bashkëshorti dhe babai ynë, Abdi Baleta.
Për shumëkënd ishte diplomat, gjykatës, politikan, zë i fuqishëm për kombin.
Për ne ishte burrë i thjeshtë e i drejtë, bashkëshort, baba e gjysh që na mësoi me shembullin e tij. Dlirësia dhe dinjiteti dhe forca e karakterit ishin tiparet e tij.
Ai besonte tek nderi, tek dashuria për familjen e për vendin. Ia kthejmë sot Zotit jetën e tij, me falënderim për të gjitha që na dha, si dhe trashëgiminë që ka lënë pas.
Qoftë kujtimi i tij i bekuar për të gjithë ne që e deshëm. Pastë dritë shpirti yt, babi”, shkruan vajza e Baletës.
Abdi Baleta u lind në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941. Studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.
Deri në vitin në vitin 1983 Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA.
Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...