Shuhen zjarret në zonat pyjore të Shkodrës, në Xath vijon ende ‘lufta’ me flakët - Gazeta Express
string(77) "shuhen-zjarret-ne-zonat-pyjore-te-shkodres-ne-xath-vijon-ende-lufta-me-flaket"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 10:30

Shuhen zjarret në zonat pyjore të Shkodrës, në Xath vijon ende ‘lufta’ me flakët

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2025 10:30

Sipas raportimeve të vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.

Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje.

Në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit. Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.

Sapo ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.

Në bashkitë Vau Dejës, Pukë, Malësi e Madhe nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.