Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar humbjen e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Bujar Qerimit pësuan humbje sot në udhëtim kundër Bosnjë-Hercegovinës, shkruan Gazeta Express.
Ky takim i takoi xhiros së katërt në Grupin 7.
Ndeshja e zhvilluar në Tuzla përfundoi me rezultatin 25:18.
Kosova mbetet e fundit në grup dhe pa pikë, kurse Bosnjë-Hercegovina është e treta me 4 pikë – me bilanc prej dy fitoreve dhe dy humbjeve.
Kësisoj, për “Dardanët” tashmë janë shuar shpresat për të siguruar kualifikimin për në “Euro 2024”.
Deri në mbyllje të ciklit kualifikues do të zhvillohen edhe dy xhiro tjera në grup. Kosova do të luajë me Malin e Zi dhe Slloveninë. /Gazeta Express/