Shuarja e dy legjendave - Gazeta Express
string(23) "shuarja-e-dy-legjendave"

Futboll

Gazeta Express

01/01/2021 18:59

Shuarja e dy legjendave

Futboll

Gazeta Express

01/01/2021 18:59

Viti 2020 ishte tragjik për sportin, i cili mbeti pa legjendat Diego Armando Maradona dhe Kobe Bryant

Krahas pandemisë COVID-19, viti 2020 do të mbahet në mend edhe për humbjen e dy legjendave të sportit.

Lexo Edhe:

Njëri prej futbollistëve më të mirë në histori, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë papritmas.

Në fakt, legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror u shua në muajin nëntor pas një sulmi në zemër.

Kohëve të fundit, 60 vjeçari ishte duke u rehabilituar pas një operacioni në tru.

Mirëpo, bota e futbollit e mori lajmin e zi pasi Maradona nuk ia doli t’i shpëtonte sulmit kardiak.

Futbollistë, trajnerë dhe njerëz të tjerë të përfshirë në futboll i shfrytëzuan rrjetet sociale për ta shprehur pikëllimin me rastin e vdekjes së Maradonës.

Legjenda argjentinase e kishte një jetë të përshkuar me skandale, sidomos pas futbollit, ndërsa në karrierë arriti të fitonte thuajse gjithçka.

Ai ishte një artist i topit.

E paraprakisht, në pjesën e parë të vitit, sporti e humbi një tjetër legjendë.

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori, Kobe Bryant ndërroi jetë pas një aksidenti ajror.

Për shkak të mjegullës, helikopteri i tij personal u përplas dhe u përshkua në flakë në muajin janar.

Krahas 41 vjeçarit, ndërroi jetë edhe vajza e tij, Gianna, 13 vjeçarja që premtonte se do të shndërrohej në një basketbolliste të njohur. /GazetaExpress/T7/