Shtyu gruan drejt vetëvrasjes, 10 vite burg për burrin në Durrës - Gazeta Express
string(63) "shtyu-gruan-drejt-vetevrasjes-10-vite-burg-per-burrin-ne-durres"

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2025 16:04

Shtyu gruan drejt vetëvrasjes, 10 vite burg për burrin në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2025 16:04

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i cili u shpall fajtor për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, 41 vjeçe në 2 janar të 2024.

Pas gjykimit të çështjes, Gjykata gjeti të provuar se 45-vjeçari kishte ushtruar dhunë dhe ushtruar presion psikologjik ndaj bashkëshortes edhe në sy të fëmijëve të tyre.

Këto rrethana të dokumentuara nga hetimet që u pranuan edhe nga gjykata çuan Bedrie Lokën në 2 Janar të 2024-ës drejt vetëvrasjes duke konsumuar fostoksinë.

Gjatë kësaj periudhe në rrjetin social “TikTok”, u publikuan edhe disa video të saj të cilët u komentuan me gjuhë fyese dhe tallëse dhe në atë kohë u dyshua se këto rrethana ndikuan në gjendjen e saj emocionale.

Por hetimet e mëpasshme bën përgjegjës 45-vjeçarin, të cilit në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pas kontrolleve të kryera në 6 Janar, 4 ditë pas vetëvrasjes së gruas së tij, datë edhe kur u arrestua.

Ndërkohë, ndaj Xhemal Lokës vijon një hetim tjetër në Prokurorinë e Durrësit për dyshimet se ka keqtrajtuar fëmijët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement