Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët - Gazeta Express
string(103) "shtyrja-e-tarifave-te-reja-azemi-e-pamjaftueshme-smund-te-kete-rritje-pa-u-sqaruar-ceshtja-me-njehsoret"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 15:24

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 15:24

Sot, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se, tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj.

Lidhur me këtë ka reaguar, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky i fundit këtë vendim e ka cilësuar si të ‘’duhur’’, porse, ‘’të pamjaftueshëm’’, përcjell Gazeta Express.

Azemi më tej, ka thënë se veprimi në fjalë është rezultat i presionit publik ‘’pas skandalit me njehsorët’’.

‘’ Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Shtyrja e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë deri më 1 maj është hap i duhur, por i pamjaftueshëm.

Ky veprim duket qartë se është rezultat i drejtpërdrejtë i presionit publik pas skandalit me njehsorët.

Por kjo nuk mjafton.

Çdo ndryshim tarifor duhet të pezullohet plotësisht deri në përfundimin e hetimeve.

Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Qytetarët e Kosovës nuk mund të paguajnë më shumë, kur ende nuk dihet saktë sa janë dëmtuar. Prandaj, kërkoj që të gjitha ndryshimet të mbeten të pezulluara deri në përmbylljen e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement