string(66) "shtyhet-votimi-per-raportin-per-maqedonine-e-veriut-kjo-eshte-data"

Maqedoni

Gazeta Express

04/06/2025 12:11

Shtyhet votimi për raportin për Maqedoninë e Veriut, kjo është data

Maqedoni

Gazeta Express

04/06/2025 12:11

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e shtyu votimin për raportin për Maqedoninë e Veriut për më 24 qershor, pasi këtë e kërkoi raportuesi Tomas Vajc, shkruan Alsat.

Gjatë arsyetimit të propozimit, ai theksoi se kishte qenë dëshmitar i debateve intensive politike rreth raportit, por se qëndron plotësisht prapa dokumentit, në të cilin janë përfshirë të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian.

Sipas Vajcit, qëllimi i kësaj kërkese është t’u jepet mundësi kolegëve të tij eurodeputetë, veçanërisht atyre nga radhët e grupeve parlamentare të djathta si Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe Evropa e Kombeve Sovrane “t’i përditësojnë regjistrat e tyre të lobimit.”

Raporti i propozuar për përparimin e Maqedonisë së Veriut ishte planifikuar të ishte në rend dite në seancën e sotme të Komitetit për Politikë të Jashtë të Parlamentit Evropian. Në dokument bëhet thirrje për përparim të shpejtë në negociata dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Në draft-dokument përfshihen disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

“Ky raport nuk ka për qëllim dhe nuk synon zgjidhjen e çështjeve bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhënie bilaterale, por gjithashtu, le të themi, për sundimin e ligjit, për trajtimin e komuniteteve pakicë dhe të ngjashme, është çështje evropiane. Prandaj do të doja të kërkoja shtyrjen e votimit për këtë raport për më 24 qershor”, tha Tomas Vajc, Raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.

aaaaa