Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në 26 qershor shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zbutje të masës së sigurisë. Ish-presidenti nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani.
Ndërkohë, burime nga hetimi i SPAK bëjnë me dije se është zbuluar një episod i ri i dyshuar korrupsioni, që përfshin sërish çiftin Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për një tjetër kartë bankare, e vënë në dispozicion nga biznesmeni Adrian Shatku, e cila dyshohet se është përdorur për shpenzime personale nga ana e Metës dhe Kryemadhit.
Meta dhe Kryemadhi janë nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.