Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale” - Gazeta Express
string(49) "shtyhet-serish-seanca-gjyqesore-per-dosjen-babale"

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale”

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 10:52

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale” ndaj Ervin Salianjit.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të deputetit Ervin Salianji. Deputeti ka dorëzuar një raport për shkak të problemeve shëndetësore.

Lexo Edhe:

Seanca e radhës do të mbahet me 8 maj.
Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Por këtë dënim ai e konsideron politik.