Shtyhet sërish gjyqi për vulën e PD-së, zbulohet arsyeja - Gazeta Express
string(55) "shtyhet-serish-gjyqi-per-vulen-e-pd-se-zbulohet-arsyeja"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:28

Shtyhet sërish gjyqi për vulën e PD-së, zbulohet arsyeja

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:28

Ndërkohë që opozita ka njoftuar ditën e sotme zhvillimin e protestës Kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që të shtyjë për një datë tjetër seancën e shumë përfolur, për vulën e Partisë Demokratike.

Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares, Emona Muçi, ç’ka ka bërë që seanca të zhvillohet pas dy javësh.

Burime bënë të ditur se seanca e radhës në Apel për fatin e ‘vulës’ së Partisë Demokratike do të zhvillohet me 20 dhjetor ora 09:30.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 06.12.2022, ora 09:30, ishte caktuar seanca gjyqesore e ceshtjes civile me pale Partia Demokratike e Shqiperise.

Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Seanca e sotme nuk u zhvillua pasi nje nga anetaret konkretisht Gjyqtare Emona Muci per arsye shendetesore nuk eshte e pranishme. Seanca e rradhes u caktua me date 20.12.2022 ora 09:30.” thekson ne njoftimin e saj, Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se në qershor, Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi relatorin për çështjen e Partisë Demokratike (PD), lidhur me regjistrimin në gjykatë të statutit të korrikut 2021.