Është shtyrë për më 21 tetor seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të bojkotit të avokatëve pas ngjarjes së rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 tetor në orën 09:00, kur do të vendoset nëse do të kalojë për gjykim ose jo dosja e Veliajt.
Kujtojmë se Veliaj është arrestuar që në shkurt, u shkarkua më 25 shtator për mungesë në detyrë për më shumë se 3 muaj, por ka ankimuar vendimin në Gjykatë Kushtetuese duke vllokuar përkohësisht zgjedhjet e reja që u dekretuan nga presidenti Bajram Begaj më 9 nëntor.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...