Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh - Gazeta Express
string(45) "shtyhet-seanca-ndaj-te-akuzuarve-per-spiunazh"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 14:15

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 14:15

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta shtyjë seancën fillestare për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.

Ky vendim u mor pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan, e seanca e shqyrtimit do të mbahet më 17 mars.

Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.

Më 5 qershor të 2024-s, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia i kishin arrestuar të pandehurit në Ferizaj.

Ata dyshohet se kanë bërë spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Advertisement
Advertisement
Advertisement