Shtyhet rinisja e Bundesligës, shkaku i përhapjes së koronavirusit në vend - Gazeta Express
string(73) "shtyhet-rinisja-e-bundesliges-shkaku-i-perhapjes-se-koronavirusit-ne-vend"

Shtyhet rinisja e Bundesligës, shkaku i përhapjes së koronavirusit në vend

Gazeta Express

24/03/2020 20:16

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFL) ka njoftuar se e ka zgjatur pezullimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 të paktën deri më 30 prill, për shkak të pandemisë koronavirus.

Në fillim të këtij muaji sezoni i futbollit në Gjermani u shty deri më 2 prill, në vijë me datën e rikthimit të pesë ligave të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme të Covid-19 jo vetëm në Gjermani por në gjithë botën, DFL-ja e ka rishikuar vendimin e mëhershëm dhe ka vendosur që mos të ketë futboll në vend para 30 prillit.

Në një komunikatë për media, DFL-ja tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për të gjithë skenarët por mundësitë për ta kthyer futbollin varen edhe në faktorë të jashtëm, në zhvillime mbi të cilat DFL-ja dhe klubet kanë ndikim të vogël apo fare hiç; siç është përhapja e mëtutjeshme e virusit dhe vlerësimi i situatës nga politika”.

“Bazuar në këtë, Asambleja e Përgjithshme rekomandon zgjatjen e pezullimit të Bundesligës dhe Bundesligës 2 të paktën deri më 30 prill”, shkruhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/