Shtyhet për në nëntor festivali ChopinPianoFEST Prishtina 2020 - Gazeta Express
string(62) "shtyhet-per-ne-nentor-festivali-chopinpianofest-prishtina-2020"

Shtyhet për në nëntor festivali ChopinPianoFEST Prishtina 2020

Gazeta Express

09/04/2020 11:06

Përmes një postimi në Facebook, Bordi i ChopinPianoFEST Prishtina 2020, ka njoftuar se për shkak të Coronavirusit ky manifestim muzikor është shtyrë për në Nëntor të 2020

Ky është postimi i plotë:

Lexo Edhe:

ChopinPianoFEST Prishtina 2020 ishte planifikuar të fillojë që nga dje, më 8 prill e deri më 29 prill 2020, me një listë pianistësh e muziktarësh të shquar nga bota, rajoni dhe vendi, me një program të pasur me kryeveprat e repertoarit pianistik solo, kamertal dhe orkestral.

Për shkak të pandemisë COVID19, jemi detyruar të shtyjmë festivalin për një kohë më të përshtatshme., në nëntor 2020 (9-30 nëntor). Por, kemi vendosur po ashtu që në datat origjinale të planifikuara të festivalit, t’ju paraqesim artistët pjesëmarrës me paraqitjet e tyre muzikore online, youtube livestream e mënyra të tjera. Deri në kohën kur artistët do të jenë fizikisht në Prishtinë, për të na ofruar kënaqësinë e koncertimit live, para publikut tonë entuziast, urojmë të kënaqeni me prezantimin e pjesshë të programit të edicionit 2020, – thuhet në njoftimin e bordit të këtij manifestimi muzikor.