Shtyhet ndeshja mes Lakers dhe Clippers, shkaku i vdekjes së Kobe Bryant - Gazeta Express
string(71) "shtyhet-ndeshja-mes-lakers-dhe-clippers-shkaku-i-vdekjes-se-kobe-bryant"

Gazeta Express

28/01/2020 9:11

Shtyhet ndeshja mes Lakers dhe Clippers, shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

Gazeta Express

28/01/2020 9:11

Autoritetet përgjegjëse në NBA kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjes mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers, që ishte planifikuar të mbahet në martën, shkaku i vdekjes së legjendës së basketbollit Kobe Bryant.

41-vjeçari ndërroi jetë, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni, të dielën, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Disa lojtarë të NBA u detyruan të luajnë për klubet e tyre vetëm pak orë pasi mësuan për vdekjen e idhullit të tyre, përkundër thirrjeve për t’u anuluar ndeshjet pasi që lojtarët u shfaqën të mërzitur dhe në gjendje jo të mirë për të luajtur.

Të martën në mbrëmje ishte planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Los Angeles Clippers dhe klubit me të cilin Kobe u bë legjendë e këtij sporti, Los Angeles Lakers.

Por, NBA ka lajmëruar se ndeshja do të zhvillohet në një datë të ardhshme “shkaku i respektit për Lakers”.

Bryant, i cili u pensionua në vitin 2016 pas një karrierë 20-vjeçare me Lakers, ishte pesë herë kampion i NBA dhe u emërua pjesë e NBA All-Star 18 herë.

Lakers, në postimin e parë që prej tragjedisë, shkroi: “Los Angeles Lakers dëshiron të ju falënderojë të gjithëve për shprehjen e jashtëzakonshme të mbështetjes dhe ngushëllimit”.

“Ky është një moment shumë i vështirë për të gjithë ne. Ne vazhdojmë ta përkrahim familjen Bryant dhe do të ndajmë me ju më shumë informacione, kur ato të jenë në dispozicion” ./Gazeta Express/