Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri, Hoti tregon datën e re - Gazeta Express
string(79) "shtyhet-mbledhja-e-perbashket-e-qeverive-kosove-shqiperi-hoti-tregon-daten-e-re"

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri, Hoti tregon datën e re

Gazeta Express

23/09/2020 20:13

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë marrë vesh që të takohen përsëri.

Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë.

Lexo Edhe:

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook. /Express/