Shtyhet lëshimi i vaksinës së Oksfordit, njëri prej vullnetarëve vdes - Gazeta Express
string(68) "shtyhet-leshimi-i-vaksines-se-oksfordit-njeri-prej-vullnetareve-vdes"

Gazeta Express

21/10/2020 20:03

Shtyhet lëshimi i vaksinës së Oksfordit, njëri prej vullnetarëve vdes

Gazeta Express

21/10/2020 20:03

Autoriteti i Brazilit për Shëndetësi ka thënë të mërkurën se një vullnetar i një prove klinike të vaksinës anti-Covid-19, e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit ka vdekur. Në të njëjtën komunikatë tregohet se është nisur një hetim lidhur me rastin.

Tutje, thuhet se testimi i vaksinën do të vazhdojë pas vdekjes së vullnetarit. Nuk janë dhënë më shumë detaje duke cituar ruajtjen e besueshmërisë të atyre të përfshirë në prova.

Lexo Edhe:

Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës së 3-të në Brazil, tha veçmas se vullnetari ishte brazilian por nuk tha se ku jetonte personi.

Prova e vaksinave AstraZeneca COVID-19 në Shtetet e Bashkuara pritet të rifillojë që nga kjo javë pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA përfundoi shqyrtimin e një sëmundjeje të rëndë, thanë katër burime për Reuters.

Prova e madhe dhe e fazës së vonë të AstraZeneca në SHBA është në pritje që nga 6 shtatori, pasi një pjesëmarrës në proven e kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar u sëmur me atë që dyshohej të ishte një çrregullim i rrallë inflamator i shtyllës kurrizore i quajtur mielit transversal./Express/