Shtyhet Kampionati Evropian i Femrave - Gazeta Express
string(37) "shtyhet-kampionati-evropian-i-femrave"

Gazeta Express

01/04/2020 22:19

Shtyhet Kampionati Evropian i Femrave

Gazeta Express

01/04/2020 22:19

Kampionati Evropian i Femrave, i cili duhet të mbahej më 2021 në Angli, është shtyrë për një vjet dhe do të mbahet më 2022.

Shtyrja e Euro 2021 është pritur të bëhej pasi Kampionati Evropian i meshkujve 2020 dhe Lojërat Olimpike Tokio 2020 u shtynë kohë më parë për vitin 2021, për shkak të pandemisë botërore koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Tri kombëtare evropiane – Anglia, Holanda dhe Suedia – janë kualifikuar për Lojërat Olimpike tashmë.

Shtyrja e Euro 2021 për vitin 2022 është bërë në mënyrë që të shmangej zhvillimi i dy turneve të femrave në të njëjtën verë.

Kualifikimi për Euro 2021 ende nuk ka përfunduar.

Kosova është në vendin e katërt në Grupin A kualifikues 12 pikë larg lideres, Holandës, por vetëm tri pikë larg vendit të dytë, Rusisë. /Gazeta Express/