Shtyhet "French Open" - Gazeta Express
string(19) "shtyhet-french-open"

Sport

Gazeta Express

08/04/2021 16:43

Shtyhet “French Open”

Sport

Gazeta Express

08/04/2021 16:43

Turneu i madh i Grand Slamit në Roland Garros do të shtyhet me një javë.

Drejtuesit e Slamit Francez vendosën që të shtyjnë me 7 ditë edicionin e sivjetshëm të turneut të famshëm parizen, me synimin për të patur më shumë spektatorë të pranishëm nëpër shkallët e stadiumeve.

Lexo Edhe:

Edicioni i kaluar i vitit 2020 u kushtëzua ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit dhe të gjitha ndeshjet u ndoqën nga një maksimum i mundshëm prej vetëm 1.000 spektatorësh.

Tani organizatorët shpresojnë shumë që gjërat të përmirësohen dhe në edicionin e sivjetshëm të Roland Garrosit të ketë një pjesëmarrje masive. Edicioni i 124 u zhvillua në një periudhë krejtësisht të pazakontë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nga 27 shtatori deri më datën 11 tetor dhe vitin e kaluar triumfuan spanjolli Rafael Nadal te meshkujt dhe tenistja polake Iga Swiatek.

Këtë radhë drejtuesit kishin planifikuar datën 23 maj për startin e edicionit të sivjetshëm, datë që bie ndesh me masat shtrënguese të marra nga Qeveria Franceze, kështu që organizatorët vendosën që edicioni I 125 të zhvillohet nga 30 maji deri më datën 13 qershor, ndërkaq ndeshjet kualifikuese do të luhen një javë më herët.

Franca është duke përjetuar izolimin e tretë të plotë në të gjithë vendin, për arsye të përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit. Presidenti francez Emmanuel Macron më herët ka deklaruar se ai pret që periudha e karantinimit këtë herë të marrë fund në mesin e muajit maj.

Nga Federata Franceze e Tenisit FFT drejtuesit qartësuan se një shtyrje e tillë përfaqëson zgjidhjen më të mirë të këtij problemi. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit Gilles Moretton u shfaq i kënaqur për gjetjen e gjuhës së përbashkët, në bisedimet e shumta ndërmjet autoriteteve publike, krerëve të tenisit botëror, partnerëve të ndryshëm dhe transmetuesve të shumtë, falë të cilëve u arrit edhe marrëveshja e përbashkët për shtyrjen me një javë të edicionit aktual të Slam-it Parizien.

Në mesin e muajit shkurt Gilles Moretton grumbulloi 5.648 vota gjithsej, duke u zgjedhur si presidenti i FFT me 2.067 vota më shumë se sa Bernard Giudicelli dhe sipas 63-vjeçarit të sapoemëruar në postin më të lartë drejtues të tenisit francez një zgjidhje e tillë do t’iu japë më shumë kohë autoriteteve të shëndetit publik për të marrë masat e nevojshme dhe në mënyrë të kuptueshme kështu do të rriten ndjeshëm shpresat për një pjesëmarrje shumë më të lartë të spektatorëve në Kompleksin e Roland Garros-it. Moretton shtoi se për lojtarët, drejtuesit apo qoftë edhe për atmosferën që krijohet prania e spektatorëve është shumë e rëndësishme për një turne të tillë.

Shtyrja e Slam-it Francez me një javë pritet që të influencojë gjithashtu edhe kalendarin përsa i përket disa turneve të veçantë që zhvillohen si zakonisht në Federatat ATP dhe WTA në këtë pjesë të sezonit. Në këtë mënyrë edicioni i 125 i Roland Garros-it do të përfundojë pikërisht dy javë përpara se të startojë turneu i mirënjohur i Wimbledon-it. Përsa i përket sezonit të veçantë në green dhe aktiviteteteve që luhen në fushat me bar gjithçka do të fillojë më datën 7 qershor, me turnetë e përvitshëm që organizohen në Hertogenbosch, Stuttgart dhe Nottingham. /SS/