Shtyhet deri më 30 prill afati për aplikim për disbursim i përfituesve për izolimin e shtëpive - Gazeta Express
string(94) "shtyhet-deri-me-30-prill-afati-per-aplikim-per-disbursim-i-perfituesve-per-izolimin-e-shtepive"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 9:50

Shtyhet deri më 30 prill afati për aplikim për disbursim i përfituesve për izolimin e shtëpive

Lajme

Gazeta Express

09/01/2025 9:50

Është shtyrë deri më 30 prill 2025 afati për aplikim për disbursim i të gjithë përfituesve të thirrjes publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar se shtyrja e afatit do të vlejë për të gjithë aplikuesit që janë duke i kryer punimet në shtëpitë e tyre dhe i takojnë thirrjes së dytë publike (gusht 2024) dhe aplikuesit e listës së pritjes nga thirrja e parë publike (gusht 2023), për të cilët auditimi i energjisë është kryer nga FKEE.

Ndërkohë, është bërë e ditur se shtyrja e afatit është marrë në bashkëpunim me donatorin e këtij projekti, Bashkimin Evropian.

“Luten të gjithë përfituesit që kanë pranuar letrat e para-aprovimit, të kryejnë punimet dhe të aplikojnë për disbursim brenda këtij afati, përmes dorëzimit dokumentacionit të kërkuar sipas thirrjes publike.
Dokumentet duhet të dorëzohen përmes platformës https://disbursimi.fkee-rks.net/“, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement