Shtyhet “armëpushimi” tregtar: SHBA, tarifat e reja të Kinës nisin pas 90 ditësh - Gazeta Express
string(76) "shtyhet-armepushimi-tregtar-shba-tarifat-e-reja-te-kines-nisin-pas-90-ditesh"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 13:09

Shtyhet “armëpushimi” tregtar: SHBA, tarifat e reja të Kinës nisin pas 90 ditësh

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 13:09

Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord të zgjasin edhe për 90 ditë të tjera armëpushimin tregtar, vetëm disa orë perpara se mes dy vendeve te hynin ne fuqi tarifa me te larta tregtare.

Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta zgjatur marrëveshjen  e armepushimit tregtar deri më 10 nëntor, ndërsa Pekini njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbajë të pezulluara tarifa e tij më të larta ndaj Washingonit.

Sipas marrëveshjes, SHBA do të mbajnë në fuqi tarifat prej 30% për importet kineze, ndërsa Kina do të ruajë tarifat prej  10% mbi mallrat amerikane.

Më herët këtë vit, Uashingtoni kishte kërcënuar me tarifa deri në 145% për mallrat kineze, ndërsa Pekini kishte kundërpërgjigjur me 125% mbi mallrat amerikane. Të dyja palët ranë dakord t’i ulin këto nivele tarifash  pas bisedimeve të majit në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se zgjatja e armëpushimit do të shërbejë për të vijuar negociatat mbi “korrigjimin e pabarazive tregtare” dhe “praktikat e padrejta tregtare”, duke theksuar se SHBA pati një deficit tregtar prej gati 300 miliardë dollarësh me Kinën në vitin 2024 – më i larti se me çdo partner tjetër tregtar. Bisedimet pritet të fokusohen gjithashtu në zgjerimin e aksesit për eksportuesit amerikanë dhe adresimin e çështjeve të sigurisë kombëtare e ekonomike.

Tensionet tregtare u përshkallëzuan në prill, kur Trump shpalli tarifa të gjera mbi mallrat e importuara nga vende të ndryshme, me Kinën që ishte në mesin e vendeve që u godit më shumë nga këto tarifa.Kundërpërgjigja e Pekinit çoi në një luftë tregtare që pothuajse paralizoi tregtinë mes dy vendeve, derisa palët ranë dakord në maj të pezullojnë disa prej tarifave te tyre.

Aktualisht, mallrat kineze që hyjnë në SHBA përballen me tarifa shtesë prej 30%, ndërsa mallrat amerikane në Kinë me tarifa 10%. Palët vazhdojnë të negociojnë për çështje si aksesin në mineralet e rralla të Kinës, blerjet e naftës ruse dhe kufizimet amerikane mbi teknologjitë e avancuara.