Shtyhet afati i depozitimit të pasqyrave financiare në e-Albania - Gazeta Express
string(64) "shtyhet-afati-i-depozitimit-te-pasqyrave-financiare-ne-e-albania"

Shqiperi

Gazeta Express

25/07/2022 11:39

Shtyhet afati i depozitimit të pasqyrave financiare në e-Albania

Shqiperi

Gazeta Express

25/07/2022 11:39

Pas sulmit kibernetik ende nuk është rikthyer normaliteti për të gjitha shërbimet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë një njoftim lidhur mbi afatin e depozitimin të pasqyrave financiare.

“Duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”, sqaron Ministria e Financave.

Kurse ministria e Brendshme ka njoftuar se me rikthimin e shërbimeve online përmes portalit e-Albania, të gjitha shërbimet që ofrohen nga Gjendja Civile lëvrohen online.

Ndërsa shërbimet që ofron Policia e Shtetit, për vërtetim për pajisje me pasaportë dhe deklarim për humbje dokumenti do të ofrohen në kopje fizike në sportelet e Policisë së Shtetit deri në normalizimin e plotë të situatës.

/Gazeta Express