Shtrihet në spital djali i ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga koronavirusi ditë më parë - Gazeta Express
string(97) "shtrihet-ne-spital-djali-i-ish-presidentit-te-real-madridit-qe-vdiq-nga-koronavirusi-dite-me-pare"

Gazeta Express

24/03/2020 22:40

Shtrihet në spital djali i ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga koronavirusi ditë më parë

Gazeta Express

24/03/2020 22:40

Paco Sanz – djali i Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Real Madridit që vdiq ditë më parë nga koronavirusi – është dërguar në spital për shkak të gjendjes së ligë shëndetësore pas infektimit me të njëjtin virus si i ati.

Djali i ish-presidentit të Real Madridit ishte ankuar për temperaturë të lartë për disa ditë dhe për simptoma të tjera të Covid-19, të cilat ia kanë përkeqësuar gjendjen dita ditës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paco i është nënshtruar procedurave të nevojshme në spital, ku është testuar edhe për koronavirus.

Babai i tij nuk mundi t’i mbijetojë koronavirusit dhe pas disa ditëve në spital, vdiq më 21 mars. /Gazeta Express/

Paco Sanz