Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës për sot është 1.44 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.37 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.61 cent për litër.
Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje
Më 25 qershor, çmimi i naftës në Kosovë pati rënë në 1.36 euro-centë.
Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm ndërkombëtarisht të mërkurën, pas sulmeve të reja të SHBA-së në Iran, me naftën Brent, standardin ndërkombëtar, që u rrit me 5.4% – rritja më e madhe brenda një dite për naftën që nga 29 prilli. Nafta u ngjit mbi 80 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 19 qershori dhe e mbylli ditën në nivelin 78.02 dollarë.