Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli - Gazeta Express

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli

Ballina

Gazeta Express

04/08/2020 13:37

Edhe pse në bursat botërore derivatet e naftës kanë shënuar ulje të çmimit gjatë javës së fundit, Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të rrisë çmimin e benzinave, kurse të lirojë vetëm çmimin e dizelit. Këtë vendim KRRE e arsyeton me rënien e fuqisë së denarit në raport me dollarin gjatë kësaj periudhe.


Sipas vendimit të fundit të KKRE-së, çmimi i benzinave Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 rritet për gjysmë denari dhe tani do të shihet për 60,00, respektivisht 62 denarë për një litër.
Çmmi i Eurodizelit (D-E V) ulet për gjysmë denari dhe tani do të shitet me çmim 52,50 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë lirohet për një denar dhe tani kushton 52,00 denarë për litër. Është ulur edhe çmimi i mazutit për 0,351 den/kg dhe tani kushton 25,709 denarë.