string(123) "shtrenjtimi-i-rrymes-dhe-tregu-i-hapur-rizvanolli-kunder-subvencionimit-i-reagon-ldkse-dhe-zrrese-50-milione-me-kaq-lehtesi"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 22:20

Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 22:20

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për dhënien e 50 milionë eurove si subvencion për shtrenjtimin e rrymës. Asaj nuk i pëlqeu ideja për ndarjen e 50 milionë eurove “me kaq lehtësi”.

“Për LDK-në, dhënia e milionave të taksapaguesve bizneseve të mëdha – siç kanë bërë edhe gjatë pandemisë – edhe mund të jetë politikë e dëshiruar, por atë mund ta realizojnë veç nëse i fitojnë zgjedhjet ndonjëherë”, shprehet Rizvanolli krashi LDK-së.

“ZRrE, në vend se të merret me politika qeveritare, bën mirë të shfrytëzojë kohën të analizojë në mënyrë të detajuar shkaqet e rritjes aq të madhe të kostos së furnizimit me energji gjatë vitit të kaluar, përfshirë 10-fishimin e tarifave të transmisionit, dhe nëse këto kanë mundur të evitohen – siç u kam kërkuar edhe përmes komenteve, edhe gjatë takimit në procesin konsultativ. Kjo duhet të jetë tema e parë që Komisioni parlamentar i ardhshëm për Ekonomi do ta trajtojë”, shton ajo.

Postimi i plotë: