Shtrenjtimi i kafes në Kosovë, mund të vazhdojë - Gazeta Express
string(46) "shtrenjtimi-i-kafes-ne-kosove-mund-te-vazhdoje"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 9:14

Shtrenjtimi i kafes në Kosovë, mund të vazhdojë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 9:14

Çmimi i kafes në muajt e fundit, veçanërisht që nga shtrenjtimi zyrtar i rrymës elektrike, ka shënuar vetëm ngritje.

Menaxheri i kafenesë “Metropol” në qendër të Prishtinës, Mentor Berisha, tha për Ekonomia Online, se ndonëse çmimi i kafes është rritur si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës, në këtë rritje ka ndikuar edhe ngritja e çmimit të vetë kafes. Ai rikujton se nuk është shtrenjtuar vetëm kafja, por edhe produktet e tjera që shërbehen në sektorin e gastronomisë.

“Për shkak të rrymës, ne faktorin e parë e kemi pasur faktorin e rritjes së cmimeve të rrymës, ka ndikuar edhe çmimi i kafes. Pra, i kemi dy faktorë, të cilët po na shtyjnë që vazhdimisht ta rrisim çmimin e kafes. Por, tash e kemi çmimin e kafeve të rritur. Nëse vazhdon rritja e çmimit ne duhet të ndryshojmë, jo vetëm çmimin e kafes, por të të gjitha produkteve. Tash e kemi rritur çmimin e kafes 25 deri në 30 për qind”, tha ai.

Ai shtoi se nuk sheh që trendi i shtrenjtimit të kafes të ndalet me kaq dhe se nga një euro kafen e kanë shtrenjtuar në një euro e gjysmë.

“Prej muajit qershor i bie, për shkak se edhe rryma është rritur goxha si shumë dhe ky trend është duke vazhduar, nuk është duke u ndalur, sepse edhe në muajin korrik është shtrenjtuar kafja kilogrami 3-4 për qind në bursë. Nuk është se ndikon shumë tek ne kjo, por edhe çmimi i rrymës, e është pak e vështirë këto ditë. E kemi pasur një euro e kemi bërë 1.50”, tha për Ekonomia Online, Berisha.