Shtohet prania e policisë te Gjykata Kushtetuese - Gazeta Express
string(48) "shtohet-prania-e-policise-te-gjykata-kushtetuese"

Gazeta Express

03/06/2020 11:02

Shtohet prania e policisë te Gjykata Kushtetuese

Gazeta Express

03/06/2020 11:02

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti. Por te ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë shtuar ekipet e policisë për ta monitoruar situatën.

Ndryshe, Qeveria Kurti u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, njoftimi për dekretimin e Hotit erdhi pasi presidenti Hashim Thaçi, më 22 prill, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, andaj këtë të drejtë ia kaloi LDK-së, si partia e dytë më së shumti vota në zgjedhjet e fundit.

Çështjen e dekretit Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Pas kësaj, Kushtetuesja më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Ndërkaq, më 28 maj Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë formimit të një qeverie të re me një votim shtatë pro dhe dy kundër dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë, duke konstatuar se dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me Kushtetutën.