Shtohen vjedhjet e veturave në Chicago, kërkohet ndalimi i lojës “Grand Theft Auto” - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 12:22

Me i fundit

dpt

Shtohen vjedhjet e veturave në Chicago, kërkohet ndalimi i lojës “Grand Theft Auto”

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 12:22

Një ligjvënës nga radhët e Partisë Demokratike në Chicago të Shteteve të Bashkuara solli një rezolutë që bën thirrje për ndalimin e disa video-lojërave në përpjekje për ta luftuar shtimin e rasteve kriminale, përfshirë vjedhjen e veturave në prani të pronarit.

Gazeta “The Chicago Sun-Times” raportoi se republikani Marcus Evans ka bërë thirrje për ndryshimin e një ligji të tanishëm me të cilin do të ndalohej shitja e lojërave që paraqesin vjedhje të veturave, kur në to janë të pranishëm pronarët.

Early Walker, filantrop nga ky qytet, tha se video-lojërat si “Grand Theft Auto” mund të kenë ndikim në mendjen e të rinjve. Sipas raportit, disa nga të dyshuarit për vjedhje të veturave në prani të pronarëve madje as nuk e kanë arritur moshën ligjore për të pasur të drejtë për vozitje.

Muajin e kaluar, një djalë 14 vjeç u arrestua për pjesëmarrje në shumë vjedhje të veturave, përfshirë veturën e një zyrtari policor që nuk ishte në orarin e punës, njoftoi policia e Chicagos. Sipas të dhënave, vjedhja e veturave në prani të pronarit u shtua për 135 për qind vitin e kaluar dhe po vazhdon të jetë në nivel të lartë këtë vit.

Policia tha se personi më i ri që është arrestuar në rastet e fundit të vjedhjes së veturave është vetëm 12 vjeç. Hajnat zakonisht veprojnë në ekipe dhe motivohen për të vozitur për kënaqësi ose për të kryer krime të tjera me veturën e vjedhur, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Në raport thuhet se loja “Grand Thef Auto” është ndaluar ose është censuruar në disa shtete, ndërsa qëllimi i legjislacionit është që të parandalohet shitja e këtyre lojërave fëmijëve në Illinois, shtet ku ndodhet qyteti Chicago.