Shtohen infektimet Covid tek fëmijët, mjekët: Janë në mosha fare të vogla - Gazeta Express
string(71) "shtohen-infektimet-covid-tek-femijet-mjeket-jane-ne-mosha-fare-te-vogla"

Shtohen infektimet Covid tek fëmijët, mjekët: Janë në mosha fare të vogla

Gazeta Express

27/09/2020 16:31

8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid ë shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një intervistë për Televizonin Klan shefja e këtij shërbimi u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.

“Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç”.

Lexo Edhe:

Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.

“Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim”.

Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi. Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t’i mbrojtur.