Një person ka raportuar se dikush ka shtënë tri herë me armë në drejtim të veturës së tij.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është në kërkim.
“PËRDORIM I ARMËS- Obiliq / 27.08.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në drejtim të veturës së tij një person I dyshuar ka shtënë me armë tri herë. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, ndërsa i dyshuari në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh.