Shtiu me armë në një aheng familjar, të dyshuarit në Shtime i sekuestrohet arma - Gazeta Express
string(78) "shtiu-me-arme-ne-nje-aheng-familjar-te-dyshuarit-ne-shtime-i-sekuestrohet-arma"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 9:34

Shtiu me armë në një aheng familjar, të dyshuarit në Shtime i sekuestrohet arma

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 9:34

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje në një aheng familjar në Shtime.

38 vjeçari N.R.  ka pranuar se ka shtënë me armë.

Arma i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 10.08.2025 rreth orës 15:50, stacioni policor në Shtime është njoftuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Adem Jashari”, gjatë një ahengu familjar. Patrulla policore ka lokalizuar vendin dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili njëkohësisht ishte edhe personi i dyshuar dhe ka pranuar se kishte shtënë tri herë me armë zjarri. Arma e përdorur – një pistolë nga i dyshuari N.R, 38 vjeç është konfiskuar nga policia. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë ! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”