Më 6 gusht në ora 14:00 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia ka pranuar informacione për të shtëna me armë nga një veturë në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja.
“Më datë 06.08.2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në lëvizje. Njësitë patrulluese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9x19mm.”
Pas hetimeve është identifikuar vetura dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 57 fishekë, 11 gëzhoja.
Personi i dyshuar është intervistuar dhe është inciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Apelojmë tek qytetarët që për çdo informacion të dyshuar të lajmërojnë Policinë e Kosovës në numrin falas 192, apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë – në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të sigurt.”