Shteti që ua jep 5000 euro nëse martoheni me vajzat e tyre
Fun
Gazeta Express
27/12/2021 22:37
Prej disa vitesh, qeveria e Islandës po
ofron të ardhura mujore në masën e 5 mijë eurove, për të gjithë ata meshkuj që
vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze.
Presidenti aktual i vendit, Guðni Thorlacius
Jóhannesson, tha se shteti i tij ka 320 mijë banorë dhe se pjesa më e madhe e
tyre janë mbi 40-vjeç, ndaj vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike.
Iniciativa e propozuar nga ky president nuk
është aspak e re, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë programe të tilla, ku të
rinjve që kanë dëshirë të martohen si me femrat edhe me meshkujt e këtyre
shteteve dhe duan të ndërtojnë jetën e tyre e të krijojnë pasardhës, si
shpërblim u jepen shuma të konsiderueshme.
Pa dyshim, kjo ofertë është mjaft joshëse,
duke menduar që mund të njohësh një shtet të ri dhe njëkohësisht të nisësh
jetën me të mardhura të mjaftueshme.