Shteti ndihmon financiarisht Federatat sportive - Gazeta Express
string(47) "shteti-ndihmon-financiarisht-federatat-sportive"

Shteti ndihmon financiarisht Federatat sportive

Gazeta Express

17/11/2020 11:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka pritur sot prijësit e Federatave sportive, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fakt, kreu i ekzekutivit në një ceremoni e ka bërë nënshkrimin e kontratave me 38 Federatat Sportive të Kosovës.

Ideja është që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë mjete financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë.

Njëjtë si sferat tjera, edhe sporti me këtë rast po mbështetet nga Qeveria kosovare.

Sporti është prekur keq nga pandemia COVID-19 dhe me këtë rast klubet sportive e shohin veten në krizë të thellë financiare.

Krerët e Federatave e kanë falënderuar kryeministrin për mbështetjen, ndërsa i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Gjithashtu, prezente ishte edhe ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi. /Gazeta Express/