“Shteti ka vdekur”, Zana Avdiu: Sot nuk do t’i shpreh ngushëllime familjes së shtatzënës së vrarë - Gazeta Express
string(92) "shteti-ka-vdekur-zana-avdiu-sot-nuk-do-ti-shpreh-ngushellime-familjes-se-shtatzenes-se-vrare"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 20:58

“Shteti ka vdekur”, Zana Avdiu: Sot nuk do t’i shpreh ngushëllime familjes së shtatzënës së vrarë

Lajme

Gazeta Express

01/12/2022 20:58

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu ka pasur kritike të ashpra për shtetin pas vrasjes së mbrëmshme të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së.

Avdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se shteti nuk ka dështuar, por shteti nuk ka dashur ta mbrojë Hamiden Gashin.

Lexo Edhe:

“Unë nuk po shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, por të gjithë popullit që ka vdekur shteti. Ne skemi shtet, gratë nuk kanë shtet. Kjo ngjarje tragjike nuk i përket vetëm familjes, por e të gjithë neve. Qe ne u përballëm me faktin që nuk kemi shtet. Të gjitha historitë e grave që janë vra e kanë një histori të njëjtë. Shteti nuk ka dështuar, shteti nuk ka dasht ta mbrojë, shteti e ka lënë të vetme para vrasësi. Kjo ka qenë një dëshirë e shtetit, ka qenë një leje e shtetit për vrasësit.

Kur një shoqëri çfarë e kemi ne, një shoqëri tepër patriarkale,  dhe kombinimi fatal që pothuajse është i dështuar në secilin aspekt, në një shtet ku në krye të tij qëndrojnë njerëz që kanë po këtë mendsi, në një shtet ku policët, gjykatësit, prokurorët, avokatët kanë po këtë mendësi dhe kjo është fatale dhe na sjellin këto ngjarje”.