Shteti i kapluar nga Omicroni shënon gati trefishim të rasteve për një javë - Gazeta Express
string(75) "shteti-i-kapluar-nga-omicroni-shenon-gati-trefishim-te-rasteve-per-nje-jave"

Shteti i kapluar nga Omicroni shënon gati trefishim të rasteve për një javë

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 9:23

Përhapja e variantit Omicron në Afrikën Jugore ende nuk po shfaq shenja të lehtësimit. Shifra e rasteve ditore gati është trefishuar brenda një jave.

Instituti Kombëtar për Sëmundje Ngjitëse raportoi 6.381 raste të reja në 24 orët e fundit, 180 për qind më shumë se të hënën e kaluar. Kjo shifër ishte më pak se 11 mijë rastet e reja një ditë më parë, por u kryen dhjetëra mijëra testime më pak.

Lexo Edhe:

Ndërkohë numri i pacientëve në spitale është dyfishuar në 175, por shifra e viktimave ka shënuar rënie të vogël, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë varianti i ri te rastet e rënda, hospitalizimet dhe vdekjet, por ekspertët kanë frikë se mutacionet e shumta do ta mund ta shmangin mbrojtjen e ofruar nga vaksinat dhe infektimi paraprak.

Raste e infeksioneve në Afrikën Jugore janë rritur shumë që nga koha kur u zbulua varianti Omicron. Më 6 nëntor ishin regjistruar vetëm 358 raste, ndërsa tani për 24 orë u shënuan 6.381 infeksione.

Shkalla e rasteve pozitive – numri i njerëzve të testuar që dalin pozitivë – ka shkuar në nivel rekord, 26.4 për qind. Sa për krahasim, shkalla e rasteve pozitive e të testuarve në Britaninë e Madhe më 1 dhjetor ishte vetëm 4.3 për qind.

Shumica e rasteve ende po regjistrohen në provincën Gauteng, që është epiqendra e përhapjes së virusit. Aty u regjistruar 4.488 raste.